Breshëria e plumbave ka “shpuar” edhe muret, pamje nga atentati në Vlorë
Vlora u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë zjarri. Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi ndaj Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç, duke e lënë të plagosur rëndë atë dhe kunatin e tij Ronald Çepaj 27 vjeç.
Ndaj dy të plagosurve janë qëlluar së paku 15 plumba kallashnikovi, kjo vërtetohet edhe nga gëzhojat e gjetura në skenën e ngjarjes nga ekspertiza.
Fotot e mëposhtme janë nga lokali ku mbrëmjen e djeshme ndodhi plagosja e dyfishtë dhe ku duken qartë shenjat e plumbave.