BREXIT, Aviacioni Civil: Ja ç’do të ndodhë tani me fluturimet

Brexit tashmë është realitet. Në mesnatë Britania përshëndeti BE duke mbyllur një faqe të historisë që zgjati gati gjysmë shekulli nga viti 1973 dhe deri më sot.

Dhe ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar festoi në mesnatë daljen e saj nga BE, Autoriteti i Aviacionit Civil në Shqipëri ka dhënë njoftimin e rëndësishëm lidhur me fluturimet, pasagjerët dhe kompanitë ajrore.

AAC bën me dije se “Brexit” nuk do të ndryshojë asgjë në fushën e aviacionit civil. Të shtunën nis një fazë e re negociatash Bruksel-Londër, ku dy palët do të përcaktojnë marrëdhënien e ardhshme, me qëllim që Londra të jetë pjesë e tregut të përbashkët.

Njoftimi i plotë:

Sot në mesnatë Mbretëria e Bashkuar del përfundimisht nga Bashkimi Evropian.

Sqarohen të gjithë të interesuarit se asgjë nuk do të ndryshojë në fushën e aviacionit civil për pasagjerët dhe kompanitë ajrore.

Fluturim të mbarë dhe të sigurt të gjithë qytetarëve të dy shteteve që kanë planifikuar të udhëtojnë midis dy kryeqyteteve.

SHKARKO APP