Brezi i ri i instrumentistëve të Lezhës
Nga: Majlinda Noka
Mësimet në muzikë dhe instrument muzikor, janë dhurata më e mirë që prindi mund t’i ofrojë fëmijës. Shkolla e muzikës ”Besëlidhja” në tre vitet të ekzistencës së saj ka filluar tashmë të nxjerr talentet e para.
Klasat e muzikes së kësaj shkolle janë të kompletuara me instrumentet përkatëse. Instrumentistët e vegjël dhe muzikantët e ardhshëm të Lezhës kanë tërhequr vëmëndjen e specialistëve të muzikës dhe organizatave të ndryshme. Ato kanë mundësuar paisjen me instrumente të ndryshëm si: piano, kitara, violina dhe firzamonika që kompletojnë proçesin mësimor.
Performancat e realizuara nga nxënësit e shkollës ”Besëlidhja” në shumë evenimente në qyetin e Lezhes janë; recitim, kërcim, këngë dhe melodi me instrument të ndryshëm. Nxenesit e kësaj shkolle bashkë me profesoret kanë arritur të krijojnë një band muzikore e cila përdoret edhe në aktivitetet e bashkisë Lezhë. Gjatë viteve të fundit shkolla e muzikës “BESELIDHJA” ka formuar edhe një orkester muzikore ku profesoret e kësaj shkolle bashkëpunojne me nxënësit.
120 është numri i nxënësve që përbëjnë bërthamën e instrumentistëve të vegjël të shkollës së muzikës në Lezhe, ndërsa nuk mungon interesimi për t’iu bashkuar klasave të muzikës edhe nxënësit e shkollave të tjera të qytetit. Mund të themi me bindje se Lezhës nuk do ti mungojnë më instrumentistët dhe muzikantët.
Në një pronuncim për ”Koha Jonë”, drejtori i arsimit Lezhë Bardhok Pulaj fton të gjithë nxënësit që të afrohen pranë kësaj shkolle: ”Nxënësit në këtë shkollë mund të aplikojnë që në maj-qeshor, pastaj në fund të qeshorit bëhet konkurimi i nxënënsve me profesor nga Shkodra dhe Tirana. Çdo vitë formohet nga një klasë e parë me rreth 30 nxënëns, të cilët ndahen në violine, piano dhe violincel. Ndërsa në klasën e gjashtë merren rreth 12 apo 15 nxënës që kanë dëshirë apo talent dhe mesojne fizarmonike, kitare, klarinete, trompe, trombon, flaut etj. Nxënësit kanë marrë pjesë në konkurimet e ndryshme kombëtare, apo në spektakle televizive, duke përfaqësuar denjësisht veten dhe shkollën”,-tha z. Pulaj.
Për sa i përket mësuesve që japin mesim, drejtori i arsimit thekson se ata janë të specializuar në instrumentet muzikore që japin. Pulaj falendëron prindërit dhe donatorët të ndryshem që kanë bërë të mundur paisjet e klasave me instrumentetet e nevojshme, duke theksuar se në shkollë sot janë tre piano, dhjetra violina dhe shumë vegla të tjera.
Nga ana tjetër, z. Noka mësues pranë kësaj shkolle shprehet se: ”Fakti se mbas 3 viteve nxenesit kanë marrë pjesë në konkurime të ndryshme kombëtare,duke marrë dhe çmime të para, tregon se deri diku ja kemi arritur. Nxënësit kanë ardhur në një moshë shumë të vogel dhe gradualisht i shohim që bëhen të afte profesionalisht nga ana muzikore, dhe kjo është një kënaqësi që ta jep vet kjo punë dhe profesioni që bëjmë. E dimë se na pret një rrugë shum e gjatë dhe e mundishme përpara por e themi me bindje se ja vlen”.