”Bridora”, plani i qeverisë që synon të dëbojë shqiptarët azilkërkues nga Britania
”Lufta” ndaj emigrantëve të paligjshëm, është beteja e fortë që po mban Britania e Madhe. Ministria britanike e Emigracionit, Home Office ka urdhëruar njësitë e azilit të punojnë kryesisht me kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët.
Kjo në përpjekje për të përshpejtuar rikthimin e shqiptarëve drejt Tiranës, duke lënë emigrantët nga kombësitë e tjera, më të shumtit në numër, të presin sa të mbarohet punë me shqiptarët, pasi ata mund të riatdhesohen në Shqipëri.
Qëllimi i operacionit të koduar “Bridora” synon sipas “The Independent”, të deklarojë sa më shumë kërkesa të bëra nga shqiptarët për azil në Britani dhe t’i largojë ata nga ishulli, pas rritjes së numrit të shqiptarëve të mbërritur me gomone.
Nga 140 mijë kërkesa për azil, të cilat janë në pritje të një vendimi fillestar në Britaninë e Madhe, rreth 16 për qind ose 22 mijë e 900 prej tyre janë shqiptarë. 16 mijë prej aplikimeve lidhen me iranianë,14 e 500 më Irakiane, 9 mijë me afganë dhe rreth 7 mijë me sirianë dhe eritreas.
Kryeministri Rishi Sunak e cilësoi numrin e shqiptarëve që kalojnë kanalin si qesharak dhe u zotua t’i kthejë ata sa më shpejt ne vendin e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

