Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA, Peleshi: Forcojmë praninë në misionet e NATO-s

Aktivizohet në Shqipëri, Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA një ekip të cilës do të mbështesë dhe këshillojë Batalionin e Dytë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore.

Në prani të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadores së SHBA-së, në Shqipëri Yuri Kim u nënvizua rëndësia e ndërveprueshmërisë mes aleatëve të NATO-s në një terren të ri për sigurinë botërore. Kurse ministri Peleshi vlerësoi ndihmën e vijueshme që SHBA-ja ka dhënë për Forcat e Armatosura.

“Ky grup-batalion është objektivi ynë kryesor në NATO dhe jemi duke punuar intensivisht për të bërë të mundur realizimin e të gjitha detyrimeve në këtë kuadër dhe padyshim asistenca e ekipit amerikan është e një rëndësie të veçantë. Jam i bindur që puna juaj do të japë frytet e saj dhe do të kurorëzohet me certifikimin e suksesshëm që kjo strukturë do t’i nënshtrohet gjatë muajit shtator të këtij viti”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?