Briseida Shehaj: Koalicioni ”Shtëpia e lirisë”, është fronti i vetëm opozitar

Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Briseida Shehaj thotë se kandidatët e koalicionit mes LSI, Komisionit të Rithemelimit dhe partive të tjera që do të bëhen pjesë e koalicionit të emërtuar ”Shtëpia e lirisë”, janë të përbashkët. Për të qëllimi i këtij koalicioni të madh është që të kthejë besimin e qytetarëve tek opozita, ndaj nuk ka rëndësi cilës parti i përkasin emrat.

“Kandidatët tanë do të jenë ata që u publikuan sot nga Berisha, që do të përfaqësojnë koalicionin ”Shtëpia e lirisë”. Nuk kemi më të bëjmë me çështje emrash, por duhet t’u kthejmë shqiptarëve besimin te opozita.

Kemi arritur në një pikë ku emri nuk përbën problem, rëndësi ka që të kemi të bëjmë me intelektualë. Koalicioni është front opozitar kundër hajdutërisë dhe korrupsionit qeveritar”, tha Shehaj.

Kandidatët

Durrës-Ardian Muka
Vorë-Lulzim Vrana
Dibër-Premtim Kryemadhi
Lushnjë-Elton Bano
Rogozhinë-Hekuran Xhani
Shkodër-Bardh Spahia

SHKARKO APP