Brisida Shehaj: Babai i deputetit të PS përfitoi 120 mijë euro rrogë për 16 muaj nga inceneratorët

Pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka nga SPAK, kandidatja për deputete e e LSI-së më 25 prill, Brisida Shehaj, thotë se deputeti i PS-së Alqi Bllako është i përfshirë direkt në aferën e inceneratorëve, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe drejtor i Agjencisë së Mbetjeve.

Sipas tij, babai i tij ka përfituar nga inceneratorët në formën e pagave mujore mbi 120 mijë euro për 16 muaj.

“Nga janari 2019 e deri në dhejtor të këtij viti, gjatë kohës që Alqi Bllako ishte drejtor i AKUM, dhe në janar të 2020, ka marrë 120 mijë euro rrogë. Pra, për 16 muaj, i ati i Alqi Bllakos te inceneratorët. Ia kemi çuar edhe këtë SPAK-ut. SPAK-u të bëjë copy paste këto referimet e LSI-së”, tha Shehaj në ”Syri TV”.

SHKARKO APP