Brisida Shehaj: Kemi një qeveri që po rrit borxhin, nuk ka investime
Ish-drejtoresha e Tatimeve dhe ish-kandidatja për deputete e LSI-së, Brisida Shehaj thotë se qeveria me aktin normativ të mirauar sot për ndryshimin e buxhetit, po rrit borxhin. Për të paçka se qeveria po rrit shpenzimet, asnjë investim nuk është parë deri tani, duke shtuar se paratë shkojnë për të paguar koncesionet.
”Qeveria është hera e dytë që ndryshon buxhetin për këtë vit, një akt normativ ka kaluar në qershor të 2021, pas zgjedhjeve. Në atë akt është ndryshuar edhe defiçiti buxhetor. Qeveria ka rritur dhe me shpenzimet e saj dhe kufirin e borxhit.
Deficiti buxhetor është diferenca midis shpenzimeve që kryen shpenzimet dhe të ardhurat. Qeveritë tona kryejnë shpenzime më shumë se të ardhurat që kanë. Në këtë diferencë qeveria merr borxh për ta mbuluar. Qeveria me aktin e qershorit po merrte 500 mln lekë borxhe më shumë. Këto shpenzime nuk e dimë se ku kanë shkuar, për të mbuluar dhe paguar koncesionet. Ndonjë investim tjetër ne nuk kemi parë.
Rritja e pagave u përdor për fushatë. Jemi në një situatë që kemi një qeveri që rrit borxhin, me justifikimin se kemi krizë energjetike, të cilën nuk kemi pse ta kemi. Çdo vit është rritur borxhi publik me rreth 1 miliard dollarë”,-tha në ”Report Tv’.