Brisida Shehaj: Pse vendosa të jem e fundit në listën e LSI në Tiranë

E ftuar në “Tempora”, në RTV Ora, nënkryetarja e LSI për Tiranën Brisida Shehaj shpjegoi pse vendosi të jetë e fundit në listën e kësaj force politike në kryeqytet.

Sipas Shehajt, ishte zgjedhje me vullnet të plotë për të qenë e 36-ta, me qëllimin për të provuar forcat.

“Unë nuk e kuptoj pse ka bërë bujë. Ne pretenduam lista të hapura, kryeministri vendosi shumë pak të hapura. Unë vazhdoj ti qëndroj vendimit tim dhe vendosa të jem e fundit. Nëse votohem dhe marr votat e mjaftueshme, bëhem deputete. Nëse jo, qëndroj jashtë parlamentit“, u shpreh Shehaj.

Shehaj shtoi se ka qenë gjithmonë personazh politik terreni dhe i pëlqen terreni. Ndërsa shtoi se vendimi saj nuk lidhet me vetëbesimin por me faktin se nuk do donte të fshihej pas një liste të sigurtë.

“Nuk është çështje vetëbesimi kjo. Unë nuk dua të jem peng as sot, as nesër, i askujt por dua thjesht, siç e doja përpara edhe tani, se unë nuk mund të isha hipokrite e të thoja “lista të hapura, lista të hapura” dhe të vij sot e të fshihem pas një liste të sigurtë. E para kjo, sa i përket, nga ana morale e imja. Unë dua që, nëse do të bëhem pjesë e politikës, do të bëhem sepse votuesit e besojnë që kjo vajza, në artikulime, në të folur, në idetë e saja dhe me veprimet që ka kryer, ja vlen të jetë atje“, shtoi më tej Shehaj.

SHKARKO APP