Brisida Shehaj, Sorecës: Arroganca e Ramës dhe mungesa e konsensusit u forcua nga qëndrimet tuaja

Nënkryetarja e LSI në Tiranë, Brisida Shehaj, ka reaguar pas deklaratës së sotme të Ambasadorit të BE në Tiranë, Lugi Soreca. Diplomati i BE bëri thirrje për konsensus për reformat e integrimit, ndërkohë që prej disa javësh heshti lidhur me kërkesën e zyrtarëve të BE ndaj Edi Ramës, ku i sugjerohej që të mos votonte në mënyrë të njëanshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Shehaj shprehet se qëndrimi arrogant i Edi Ramës është forcuar dhe nga mbështetja e Ambasadorit të BE. “Këtë a mund t’ua thoni shqiptarëve? Dhe nëse “receta”, që sugjeroni është konsensusi politik, a e dini ju Z. Ambasador se sa herë ka dhënë konsensus, opozita ka patur e ka përballë një mur me slloganin: “Kemi votat, bëjmë ç’duam”?

Muri u forcua edhe nga qëndrimet tuaja Z. Ambasador, ndaj nëse konsensusi është zgjidhja, rrëzoni murin se opozita vullnetin e fjalën ka!”,- shkruan Shehaj

Postimi i plotë i Brisida Shehaj në Facebook:

Çfarë duan shqiptarët?

Sondazhet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit në 2019 dëshmuan se 63% nuk i besojnë Reformës në Drejtësi.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në 2020 dëshmoi se mbi 85% e shqiptarëve nuk besojnë në ndëshkimin nga organet e Reformës në Drejtësi.

Këto për dijeni Z. Ambasador.

Ndërkohë, sa dosje të rënda ka SPAK në duar? Sa ka vepruar?

Këtë a mund t’ua thoni shqiptarëve? Dhe nëse “receta”, që sugjeroni është konsensusi politik, a e dini ju Z. Ambasador se sa herë ka dhënë konsensus, opozita ka patur e ka përballë një mur me slloganin: “Kemi votat, bëjmë ç’duam”?

Muri u forcua edhe nga qëndrimet tuaja Z. Ambasador, ndaj nëse konsensusi është zgjidhja, rrëzoni murin se opozita vullnetin e fjalën ka!

Sa për ata, që bëjnë moral se nuk na dhimbset Shqipëria, duke iu “gëzuar” mosçeljes së negociatave, ka një recetë, heshtja. Sepse sa herë hapin gojën vërtetojnë kujt i shërbejnë. Boll helmuat!

 

SHKARKO APP