Brisida Shehaj tregon pse ishte në protestën e Teatrit

Brisida Shehaj, drejtorja e programacionit të RTV Ora ishte e ftuar në emisionin “Tempora”, ku tregoi edhe pse ishte në protestën kundër shembjes së Teatrit.

“Unë jam njeri i lirë. Erion Veliaj nuk e kam votuar sepse nuk kishte platformë. Ramën e kam votuar me bindje të plotë se do bënte ndryshimin por kur pashë ato pamje, (Rrënimi i Teatrit Kombëtar). Kjo ishte arsyeja ishte atje. Nuk ishte e nevojshme nuk di ti jap përgjigje Pse. Nuk e kuptoj si Kryetari i bashkise Erion Veliaj i thotë Europa Nostrës, OJF kur është vetë pjellë e një OJF-së. Shembi nje institucion për të cilin nuk ka as pronësi dhe as para”.

Pse ishte në protestën e Teatrit?

Unë jam njeri i lirë. Në momentin që këta njerëz abstragojnë nga rruga ligjore unë do jem sërish tek sheshi. Veprimet që ndodhen aty ishin totalisht të panevojshme pasi nuk kishte urgjencë për ta prishur teatrin. Duhet të kishe alokim fondesh por nuk ka edhe pse po mbaron maji. Nuk ka një kompani të zgjedhur për ndërtimin, përsa kohë u hoq dorë nga PPP. Nuk kuptoj nxitimin, kjo është arsyeja pse isha unë në protestë.

SHKARKO APP