Britani, kapen të ‘paligjshëm’, katër shqiptarët rrezikojnë kthimin në atdhe

Katër shqiptarë të cilët jetonin në mënyrë të paligjshme kanë rënë në prangat e policisë së emigracionit, pasi oficerët bastisën një restorant në Evensham. Sipas mediave britanike, të arrestuarit janë shqiptarë, tre prej tyre të moshës 27­ vjeç dhe një 25­ vjeç, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Britani te Madhe.

Tre prej tyre rrezikojnë dëbimin, ndërsa i katërti po merret në shqyrtim si rast. Mësohet se autoritetet kishin informacion nga organet e inteligjencës dhe rreth orës 14:30 të së premtes, më 19 Janar bastisën restorantin ku nga kontrolli u zbuluan shqiptarët, të cilët rezultuan se nuk kishin të drejtë për të jetuar në Britani, shkruan Panorama.

Restoranti Casa la Cucina Italiana, në Vine Street ku punonin 4 shqiptarët tani rrezikon një gjobë prej 80 mijë paund për punësimin e emigrantëve të jashtëligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?