Britania e Madhe depërton me charter 40 shqiptarë

Britania e Madhe sot ka depërtuar 40 shtetas shqiptarë, që kanë mbërritur me charter në Aeroportin e Rinasit rreth orës 11:30 të ditës së sotme.

Mësohet se shumica e personave kanë punuar në të zezë në Britani, por ka edhe nga ata që rezultojnë të dënuar për vepra të ndryshme penale atje.

Pas kryerjes së procedurave ligjore në komisariatin e Policisë Kufitare të Rinasit, të deportuarit janë pritur nga familjarët e tyre. Ndërkohë një charter tjetër me shqiptarë të depërtuar nga Anglia pritet të mbërrijë më datë 19 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?