Britania e Madhe ikën, çfarë humbet BE

Pasi u ul nga Parlamenti Evropian, flamuri britanik, nisën të bëhen llogaritë se sa do të kushtojë divorci me Britaninë e madhe.

Që nga 1 shkurti, Bashkimi Evropian është më i vogël sepse për të parën herë në historinë e tij, humbet një vend anëtar. Do të ketë 66 milionë qytetarë më pak, por ajo që rëndon më shumë është gropa në buxhetin e ardhshëm komunitar; do të mungojnë në fakt rreth 13 miliardë euro. Dhe kjo nuk është pak nëse mendohet se shuma do të mbulohet tani nga kontribuesit e tjerë evropianë.

Në mbretërinë e bashkuar jetojnë 3.5 milionë qytetarë që vijnë nga vendet evropiane. Për ta, ka kohë deri në qershor të vitit të ardhshëm që të zgjedhin skemën e qëndrimit, një program që u lejon të qëndrojnë në mbretërinë e bashkuar dhe të ruajnë të gjitha të drejtat që gëzonin para Brexitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në anën tjetër, mund të shtohen taksa që studentët evropianë paguajnë për të vazhduar studimet në mbretërinë e bashkuar. Nga 9 mijë stërlina që paguajnë mesatarisht tani në më shumë se 10 mijë. Ndërsa ngërçi më i madh që duhet zgjidhur ka të bëjë me tregtinë. Nëse nuk do të ketë marrëveshje precize, ekziston rreziku që të kthehen doganat, e bashkë me to, edhe taksat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?