Britania shpiku ilaçin kundër Covid, mjeku shqiptar zbulon detaje

Spitalet në Britaninë e Madhe kanë filluar që para dy ditësh përdorimin e një ilaçi të posaçëm kundër koronavirusit.

Autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për medikamentin “Ronapreve”, i cili u aprovua para një muaji nga Autoriteti për Ilaçet dhe Produktet Shëndetësore në Britaninë e Madhe për përdorim spitalor mbi personat që janë të shtruar në repartin intensiv apo ndaj atyre që nuk mund të krijojnë vetë anti-trupa.

Në një lidhje me “Skype” nga Britani e Madhe për “ABC e Mëngjesit”, doktor Baki Ejupi pranë Shërbimit Kombëtar Spitalor britanik ka treguar më shumë detaje rreth “Ronapreve”, duke e konsideruar si një ilaç shumë të mirë për të luftuar Covid-19.

Ai tregoi se mund të blihet një injeksion nga 2 deri në 3 mijë paund dhe aplikimi i tij është i veçantë në kushte të veçanta.

“Ronapreve është një bar i ri, një grup i antitrupave që është marrë vendimi të përdoret për një grup të sëmurësh, që kanë një rrjedh të rëndë klinike nëpër spitale të Britanisë. U bë i famshëm kur autoritet e shfrytëzuan në drejtim të presidentit Trump. Mirëpo këtu ka marr pak më shumë kohë që të evidentohen të mirat klinike që ky bar ka. Tani ky bari është një tjetër në atë arsenalin që ne kemi krijuar për të luftuar Covidin.

Ky bar përdoret diku pas ditës së pestë, por ka kritere të caktuara klinike në mënyrë që të përcaktohen pacientë që të përfitojnë nga ky bar, por ajo varet nga parametrat klinikë, nëse pacientët janë në oksigjenim

Kushton 2 deri në 3 mijë paund për një injeksion, prandaj aplikimi i tij është i veçantë në kushte të veçanta”.

SHKARKO APP