Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët

Shqipëria po tërheq vëmendjen e medieve ndërkombëtare për bukuritë e saj natyrore dhe potencialin turistik.

Agjencia për Media dhe Informim ka ndarë në rrjetet sociale një shkrim të botuar nga prestigjozja britanike “Express”, ku gazetari i njohur Simon Calder rendit Shqipërinë ndër destinacionet më të bukura dhe më të lira për pushime në Europë.

Sipas Calder, Shqipëria ofron një kombinim unik të peizazheve mahnitëse, plazheve të virgjëra dhe traditave kulturore, duke i dhënë vizitorëve eksperienca cilësore me kosto të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e krahason vendin me Malin e Zi, duke vënë në dukje se të dy destinacionet ofrojnë pushime tërheqëse ekonomikisht, pa komprometuar bukurinë natyrore dhe mikpritjen e banorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkrimi thekson se për turistët që kërkojnë destinacione të lira dhe autentike në Europë, Shqipëria po bëhet zgjedhja ideale, duke kontribuar në zhvillimin e sektorit turistik dhe promovimin e vendit si destinacion global.

Turizmi në Shqipëri po shënon një diversitet zhvillimi të qëndrueshëm, ndërsa vendi përgatitet të mirëpresë sezonin e ri turistik me projekte dhe investime që synojnë të rrisin cilësinë e shërbimeve dhe të promovojnë bukuritë natyrore të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?