“Brryli” ironizon Kryeministrin, Rama fotografon nudo Berishën

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet dhe ironitë ndaj kundërshtarëve politikë. Dje shefi i qeverisë publikoi një fotomontazh në “Instagram” teksa shfaqet në rolin e Davidit, ndërsa Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ishin të impresionuar përballë kryeveprës së Mikelanxhelos.

Krahas fotos, kryeministri ka sfiduar hapur faqen e njohur të memeve “Brryli brodway”, e cila mesa duket është e preferuara e tij.

“Ej Brryli Broadway ça bohet kshu nga doli kjo”, shkroi Rama në postin e djeshëm. Por i menjëhërshëm ka qenë reagimi i faqes, e cila replikoi me shefin e qeverisë duke shkruar: “Ça ka ky me ne mer vlla se na e boni fiksim? Ktij ka fillu me ju duk sikur i bo Brryli te gjitha fotoshopet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasja mes Ramës dhe faqes së memeve nuk ka mbaruar këtu. Në një foto të publikuar sot nga “Brryli Broadway”, në rolin e Davidit është ish-kryeministri Sali Berisha dhe Edi Rama me zv.kryeministrin, Erion Braçe, kreun e bashkisë Erion Veliaj, Endri Fugën dhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shfaqen si turistë duke fotografuar Berishën, i cili paraqitet në rolin e Davidit

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ej o Edi Roma ça bohet kshu me ju mer jahu, keni nerru korsi ee…?Mjesi kecat e Dajes”, thuhet në postim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?