Bruçaj: Feja në shkolla, mos u trembni nga njohja e Zotit
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka deklaruar nga Kukësi se askush nuk duhet të trembet nga feja dhe njohja e Zotit.
Teksa janë shtuar debatet në vend në lidhje me futjen e një lënde fetare në sistemin arsimor publik, kreu i KMSH-së thekson se njerëzve duhet t’u jepet mundësi për të njohur fenë, qoftë edhe në shkollat publike.
“Një individ që njeh Zotin, njeh respektin për tjetrin e shoqërinë. Një individ që njeh Zotin është i vetëdijshëm për kontributin në shoqëri. Njerëzit sikurse ushqehen mendërisht duhet të ushqehen shpirtërisht. Nuk ka asnjë arsye që të trembemi nga feja dhe njohja e Zotit”, u shpreh ai.
Deklaratat e tij u bënë gjatë inaugurimit të një xhamie në Kukës.
KOHA JONË SONDAZH

