Bruçaj uron: Fiter Bajrami, O Zot jepi mirësi Shqipërisë sonë!

Pas plot një muaji sakrifice, lutjesh e adhurimi ndaj Zotit, besimtarët myslymanë presin nesër festën e Fiter Bajramit.

Kryetari i Komunitetit mysliman, të Shqipërisë, Skënder Bruçaj duke përcjellë urimin e tij për të gjithë besimtarët myslymanë uroi për begati, mirësi, paqe e qetësi në Shqipërisë, e bashkë me të mbarë njerëzisë.

Ndërkohë falja do të bëhet në orën 06:06 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish – Hotel Dajtit.

"Të nderuar besimtarë shqiptarë, kudo që ndodheni.JIu përcjell urrimet e mia më të sinqerta dhe të përzemërta për një jetë sa më të lumtur, për shëndet dhe mirësi për suksesin në çdo sferë të jetës, me shpresën e madhe që zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar adhurimet dhe sakrificën tonë.

Të gjithë besimtaret myslimanë mbartin në zemrat e tyre shpresën se Zoti i Madhëruar na ka pranuar agjërimin, namazet, lutjet dhe duatë, leximet e Kur’anit, si dhe netët e kaluara me adhurim e përkushtim vetëm për hir të Tij.  Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar. Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij dhe ju ftoj edhe ju t’i lutemi së bashku për më shumë paqe, begati gëzim e harmoni, për shuarjen e luftërave dhe konflikteve anë e mbanë globit. I lutem gjithashtu Allahut t’i mbushë zemrat tona me ndjenja të dashurisë, dhembshurisë, respektit dhe mirënjohjes. O Zoti ynë! Jepi begati, mirësi, paqe e qetësi shoqërisë sonë dhe atdheut tonë Shqipërisë, e bashkë me të mbarë njerëzisë. Gëzuar e përshumvjet Fitër Bajramin. Zoti e begatoftë çdo ditë tuajën”, shkruan kreu i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj.

SHKARKO APP