Bruksel/Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë

Ka nisur në Bruksel Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, ku marrin pjesë mbi 100 shtete. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth orës 14:00 në Komisionin Europian në Bruksel duke firmosur marrëveshjen me Presidenten e KE-së Von der Leyen për 15 milionët eurot që akordoi për dëmet pas tërmetit tragjik.

Pas firmosjes së grantit, Edi Rama dhe Von der Leyen shtrënguan durat në pritje të nisjes së Konferencës. “Konferenca e donatorëve. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Grantit prej 15 milion euro të Komisionit Europian me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen”,-shkruan Rama në facebook.

Nga Brukseli, ku ndodhej për takimin jo zyrtar mbrëmjen e djeshme me fokus metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, Rama u shpreh optimist se do të marrë një ndihmë të madhe për të mos e përballuar të vetëm faturën e madhe të rindërtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?