Brukseli mban 1 minutë heshtje, në nder të viktimave të tërmetit në Shqipëri

Brukseli ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të 51 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti tragjik të martën e kaluar.

Me kërkesë të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunit Rajonal Majlinda Bregu, në Samitin “Friends of Europe” të pranishmit kanë mbajtur një minutë heshtje për të gjithë viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, raporton gazetari i Panorama Mariglen Kume.

Samiti “Friend of Europe” diskuton për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë takim po merr pjesë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?