BSH: Bie besimi në ekonomi, qytetarët dhe bizneset, pritshmëri negative

 

Qytetarët dhe bizneset po humbasin besimin te ekonomia. Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi besimin e biznesit dhe konsumatorit për tremujorin e tretë të këtij viti tregoi rënie të treguesit të ndjesisë ekonomike, e ndikuar nga rënia e besimit në sektorët e industrisë e të shërbimeve, si dhe nga rënia e besimit konsumator.

Në këto dy degë të ekonomisë, bizneset vlerësojnë se rënia e besimit është ndikuar nga situata e përgjithshme e aktivitetit të tyre, e kërkesës, si dhe gjendjes financiare.

Ndërkaq për sektorët e ndërtimit dhe tregtisë është konstatuar rritje e besimit, por kontributi pozitiv që ato kanë dhënë ka qenë i pamjaftueshëm për të kompensuar rënien e besimit në sektorët e tjerë.

Përsa u përket konsuamtiorëve, ata kanë humbur besimin te ekonomia bazuar në përkeqësimin e pritjeve për situatën e përgjithshme ekonomike në vend  dhe gjendjen e tyre financiare. Gjithashtu, ka ndikuar negativisht edhe situata e shpenzimeve dhe të ardhurave, si dhe pamundësia për të bërë blerje të mëdha. Banka e Shqipërisë vlerëson se qytetarët kanë pritshmëri negative përsa i përket punësisë. Gjithashtu, ata perceptojnë rënie të kostos së jetesës dhe vështirësi për të kursyer.

SHKARKO APP