BSH: Gjatë pandemisë Shqipëria humbi 17 mijë vende pune

Shqipëria ka humbur rreth 17 vende punë si pasojë e pandemisë.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ditën e sotme (1 korrik 2020).

Sejko shtoi se në tremujorin e parë ekonomia është tkurrur me 2.5% dhe papunësia shkoi në 11.4%.

Sejko: Pandemia ka ushtruar goditje të gjithanshme në ekonomi. Ekonomia shqiptare u tkurr me 2.5% në tremujorin e parë. Po ashtu në këtë periudhë u humbën rreth 17 mijë vende pune dhe norma e papunësisë u rrit në 11.4%.

Të dhënat indirekte të tremujorit të dytë tregojnë se goditje është forcuar më tej. Ekspertet e mallrave u tkurrën me 33% gjatë dy muajve të parë të këtij tremujori duke reflektuar edhe rënie e kërkesës së huaj dhe pengesën e lëvizjes. Po ashtu edhe importet u tkurrën me 30%. 

Sejko shtoi se ecuria e ardhshme ekonomike do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë.

Sejko: Inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë në muajin maj duke shënuar një shifër prej 2%. Banka e Shqipërisë bën me dije se ecuria e ardhshme e ekonomisë do të varet nga kohëzgjatja e pasojave të pandemisë dhe nga reagimi i agjentëve të brendshëm dhe të huaj në raport me to. 

Në këtë skenar ekonomia pritet që të shënojnë një rënie të ndjeshme për këtë vit dhe norma të shpejta dhe të qëndrueshme rritje për periudhën në vijim. Aktiviteti ekonomik pritet që të shënojë pikun e ngadalësimit në tremujorin e dytë. Të vijojë të mbetet në territorin negativ për 2-3 mujorët në vijim dhe t’i kthehet rritjet në vitin 2021. 

SHKARKO APP