Haxhinasto: BSH të ndërhyjë për të ndalur zhvlerësimin e euros

Deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto në Komisionin e Ekonomisë, bëri kërkesë për të amenduar rezolutën për miratimin e raportit për Bankën e Shqipërisë. “Të vendoset përveç “monitorimit” edhe “ndërhyrja” e BSH-së, veçanërisht në situata jashtë parashikimeve, siç ishte forcimi i shpejtë i lekut, që vuri në vështirësi shumë eksportues shqiptarë”,-tha deputeti i LSI-së.

Dobësimi i euros po dëmton rëndë eksportet shqiptare dhe si rrjedhojë edhe ekonominë. Me këtë argument deputeti Haxhinasto propozoi që Kuvendi ti kërkojë Bankës së Shqipërisë të ndërhyjë për të zgjidhur këtë problem. Por relatori Anatas Angjeli u shpreh se e vetmja mundësi e tyre është të rekomandojnë pasi nuk mund të të ndërhyjnë në këtë institucion.

”Të përdorë instrumentat e veta për të ndërhyrë dhe për të zbutur efektet negative që vijnë për konkurrueshmërinë e eksportuesve tonë. Është e vërtetë por ju keni thënë të monitorojë, nuk keni thënë të ndërhyjë”,-tha deputeti i LSI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa për deputetin Ervin Bushati përfituesit nga dobësimi i euros janë më të mëdhenj pasi janë të gjithë qytetarët. ”Kemi një pjesëmarrje eksportuesve që mund të jetë 1% e ekonomisë dhe me të drejtë do të duhet ti ndihmojmë, por jo duke ndërhyrë në monedhë dhe mos harrojmë që me fuqizimin e parasë përfitojnë 100% të blerësve, sepse mallrat që vijnë nga importi bëhen më të lira”,-tha Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe kreu i Komisinoit të Ekonomisë Erjon Braçe, sygjeroi që të bëhet më shumë kujdes me tregun e kursit të këmbimit ndërsa i kërkoi Bankës së Shqipërisë të jetë më shumë kërkuese ndaj qeverisë për të zbatuar reformat për rritjen ekonomike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?