“Budallenj”, Rama fyen rëndë protestuesit e opozitës

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj opozitës, e cila ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr. 5 në Tiranë, kreu i qeverisë ka fyer rëndë edhe qytetarët e militantët, që i janë bashkuar opozitës në protestat pranë KZAZ-ve në disa bashki, duke i quajtur ata “budallenj”.

Më tej, kryesocialisti tha se zgjedhjet mund të shtyhen deri në një pikë, por është prapë e njëjta gjë, janë sërish ato zgjedhje dhe ai regjistrim, duke shtuar në këtë kontekst se opozita ka bërë një vetëvrasje perfektë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më ekzemplari ishte rasti në Shkodër. Ai i mori, i çoi te shkolla, ata ngelën në burg. Janë njerëz budallenj, këta i fusin në burg dhe flejnë në shtëpi vetë. Do shtyhen zgjedhjet në një pikë dhe është prapë e njëjta gjë, janë prapë po ato zgjedhje, po ai regjistrim. Është vetëvrasje perfektë, që vetëm verbëria mund ta bëjë këtë”, është shprehur Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?