Budina komenton vendimin e Kushtetueses për Teatrin Kombëtar: Kam qenë besimplotë, por duhet pritur arsyetimi i Gjykatës
I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën regjizori i njohur Edmond Budina komentoi vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me Teatrin Kombëtar, e cila vendosi të pezullojë punimet për ndërtimin e godinës së re, por të lerë në fuqi shembjen e godinës.
Entuziast për vendimin e Ku shtetueses, Budina theksoi se duhet pritur zbardhja e vendimit dhe kjo është kryesorja.
“Së pari, amullia krijohet nga ata që e kanë shembur Teatrin. Duhet pritur një herë zbardhja e vendimit dhe kjo është kryesorja. Më duket tepër naive dhe e pamencur reagimi i atyre që thonë ‘kemi fituar’, është logjika më e thjeshtë në botë. Nëse Gjykata Kushtetuese, shpall anti kushtetues vendimin e kalimit të pronës nga ministria e Kulturës te Bashkia Tiranë, natyrisht që nuk është prona jote. Rrjedhimisht edhe akti që ke kryer më pas shembja e Teatrit padyshim që është jo legjitime, është një shkelje e rëndë. Ti ke bërë një ndërhyrje në një pronë që nuk është e jotja. Gjykata Kushtetuese mbase nuk ka tagër, sipas tyre që ta gjykojë këtë gjë, se mbase është një cëshjte administrative, por problemi është që edhe në këtë rast, Gjykata Kushtetuese që ka 7 anëtarë, 4 prej tyre kanë qenë pro nesh, pra kundër Bashkisë. Edhe në këtë rast është e pafituar”, -tha Budina, ndërsa paralajmëroi të tjera padi në SPAK.
“Për mendimin tim u fituan të gjitha. Ato të Presidenti i Republikës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paraqitur, rrëzimin e ligjit special, kalimin e pronës, edhe vendimin e këshillit bashkiak për ne është e padiskutueshme që për ne është një shkelje e rëndë dhe ne po e ndjekim në SPAK. Është detyrë e SPAK që do ta zbulojë dhe ne që të hënën do bëjmë një kallëzim tjetër për shkeljet që janë bërë edhe në kalimin e Buxhetit, me të gjitha problemet që janë në të. Ne nuk do ndalemi në këtë cështje. Ajo që është bërë nga pushteti sidomos nga kryetari i Bashkisë që hedh ca shashka duke thënë që ne do vazhdojmë me projektin, me një budallallëk ekstrem. Le të guzojë të nisë punimet. Ka mbi një vit që është prishur Teatri dhe ende nuk kanë nisur punimet. Pse, sipas jush?” vijoi më tej Budina.
“Unë kam qenë besimplotë te Gjykata Kushtetuese, gjithmonë e kam thënë dhe nisur nga arsyetimi që ata bënë, unë kam qenë prezent në sallë. Pyetjet që ata bënin, më dhanë besimin se kjo do të ishte në favorin tonë dhe realisht ashtu ndodhi. Dhe realisht ashtu ndodhi. Më vjen shumë keq për anëtarët e gjykatës kushtetuese që kanë votuar kundër nesh sepse kanë votuar mbi baza partiake, ose klientelizmi. T’u vijë mirë, apo keq, por meqë ishin të caktuar nga qeveria ata votuan. Sepse në rastin e Teatrit Kombëtar, edhe pse mungojnë dy anëtarë, duhet të ishte votuar 9 me 0. Është një shkelje e rëndë dhe një aferë e madhe korruptive. Gjithësesi nga SPAK, unë jam besimplotë, ndonëse dyshimet janë të forta, sepse deri më tani ne kemi bërë 9 kallëzime për Teatrin edhe megjithatë jemi marrë në pyetje kemi dhënë dëshmitë tona, por nuk kemi asnjë të dhënë nëse janë marrë në pyetje ata që janë kallëzuar prej nesh. Jemi besimplotë se SPAK do e cojë deri në fund, jemi të mendimit që ka njerëz me integritet në këtë vend. Dhe nëse insiston për një kauzë për një ide, për një të drejtë tënden si qytetar edhe mund ta fitosh. E di që presioni atje është i jashtëzakonshëm, por ne nuk do ndalemi. Do e cojmë edhe jashtë ndërkombëtarisht”, – theksoi më tej Budina.
Ndër të tjera Budina u shpreh i vendosur se nuk do të lejojnë të nisin punimet për teatrin e ri Kombëtar, pa thënë drejtësia fjalën e fundit.
“Ne nuk kemi zbrazur asnjë fishekzjarr. Kemi thënë dhe e themi, ishte një vendim i drejtë që mori gjykata kushtetuese, por ne nuk jetojmë në re, nuk themi gjithcka u zgjidh. Sepse e dimë që Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ndërtojë Teatrin Kombëtar, për ne lufta vazhdon. Është një betejë e parë që kemi fituar, por nuk kemi shkrepur fishekzjarre të themi që ne fituam, etj. Këtu meritë ka Presidenti i Republikës, juristja jonë Adriana Kalaja, edhe juristi i Presidencës Bledi Dervishaj. ne do të vazhdojmë këtë luftë, të paprecedentë, sa i përket pikëpamjes së drejtësisë. Ne do të vijojmë luftën tonë në organet e drejtësisë. Nëse ata fillojnë punimet ne do të reagojmë në mënyrën tonë, por ne nuk do ta lemë këtë cështje, të fle. Mbase edhe një organizim popullor një thirrje popullit që nëse ata do nisen punimet, të ngrihet populli në këmbë, sepse duhet të merren vendimet dhe gjykata Kushtetuese e tha shprehimisht: Gjithcka pezullohet deri në zbardhjen e vendimit të tyre dhe duhet të pritet edhe gjykimi në SPAK. Nëse ata do fillojnë të nëpërkëmbin drejtësinë sikundër bënë me gjykatën kushtetuese që shpallën financimet etj, duhet të ketë edhe një reagim popullor. Ne urtë nuk do të rrimë dhe kjo është evidente!” – tha Budina.
Po sa shpresë ka për të ngritur Teatrin Kombëtar, aty ku ishte dhe mbi të gjitha ashtu si ishte?
“Natyrisht ne shpresojmë, shpresa vdes e fundit dhe nuk mund të tërhiqemi. Luftën tonë do ta cojmë deri në fund. Kjo nuk është në dorën tonë, nuk është as në dorën e gjykatës kushtetuese që të ndërtojë Teatrin, por ne do të këmbëngulim që teatri të rikthehet ashtu si ishte aty ku ishte. Sot Tirana, është një shkretëtirë nga pikëpamja e artit skenik. U shemb ai Teatër pa patur një projekt të ri, një Teatër të ri. Unë nuk mund të arrij ta perceptoj. Sikundër unë edhe shumë, intelektualë, nuk arrijnë ta perceptojnë se si është e mundur të shembet një teatër, 80 vjecar në një qytet 100 vjecar dhe të lihet ky qytet me gati 1 mln banorë pa Teatër. Ç’të keqe do të kishte të ndërtohej ky Teatër i ri në një vend tjetër dhe ky të ristrukturohej. Kjo është e paprecedentë. Në këtë aspekt ne themi se është një krim i jashtëzakonshëm që i është bërë kulturës së këtij vendi, trashëgimisë së këtij vendi. Ndaj ne këtë luftë do e vazhdojmë deri në fund. Është e paprecedentë ajo që ka ndodhur. Ajo shembje natën në mes të pandemisë, në mënyrën më skandaloze, me njerëz brenda, me kostumet, arkivën e të gjitha me radhë” – vijoi Budina.