Budina: Koronavirusi nuk merret nëpër protesta, e drejta na bën imunë!

Pasi u deklarua i infektuar me koronavirus nga Instituti i Shëndetit Publik, regjisori Robert Budina është shfaqur për herë të parë në publik. Përmes një postimi në grupin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Budina shfaqet pranë zonës së Teatrit duke kritikuar kryeministrin Edi Rama.

Ai madje edhe në këtë video shfaqet skeptik nëse bashkë me vëllain e tij Edomnd Budinën janë infektuar ndonjëherë.

“Koronavirusin nuk e merr nëpër protesta. Sepse dhe unë me demek më nxorën me koronavirus se nuk dimë si është e vërteta. Kur erdhi fundi, rashë në kontakt me njerëz në spitalin infektiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse në protesta kur takova me dhjetëra mijëra njerëz nuk e mora. Mbase dëshira jonë për të luftuar për të drejtën na bën edhe më imunë,” tha Budina.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?