Budina: Në politikë për t’i ndryshuar gjërat dhe t’i shërbej vendit

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, regjizori Robert Budina u shpreh se është futur në politikë për t’i ndryshuar gjërat dhe për t’i shërbyer vendit.

Robert Budina: Jemi përpjekur në rreth 1 vit që të komunikojmë me qeverinë për mos shembjen e Teatrit. Mbërritëm në protesta të përditshme, derisa nuk u dëgjua fare zëri ynë. Deri sa erdhëm në natën e 17 majit, ku u tentua që të na vrisnin.

Prandaj duhet të jemi aty për t’i ndryshuar gjërat. Unë jam një nga studentët e vitit 1990. Unë kam qenë ndër themeluesit e PD-së. Unë kam qenë për idenë që politikën ta bëjnë politikanët dhe artin artistët. Kultura është e lënë pas dore nga politika. Mendoj se kështu mund t’i shërbej vendit dhe t’i çliroj njerëzit nga ato kuçedrat që kanë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?