Budina: Rama po rrit qëllimisht numrat e të infektuarve me koronavirus, ka frikë nga protestat

Për regjisorin Robert Budina, numrat e infektuarve me Covid-19 po rriten me qëllim nga kryeministri Rama, pasi ka frikë nga protestat, dhe po bën bën çështë e mundur që t’i mbajë njerëzit nën kontroll.

Nuk kemi një datë, edhe për faktin që për mua duhej të bëhej sa më shpejt . Për të respektuar edhe shëndetin e njerëzve, duhet të vijë në një moment kur të gjitha palët ta kenë pjekur këtë mendim për të marrë pjesë në protestë. Për mendimin tim ai numrat i ka rritur me qëllim. E ndiej në kurrizin tim mënyrën se si u ndoq shembulli i sëmundjes së supozuar për mua dhe vëllain tim. Unë dyshoj shumë fort në numrat që ky kryeministër po nxjerr për punën e Covidit. Them që kjo është një lojë e orkestuar prej tij sepse ka frikë nga protestat, dhe ngaqë ka frikë se do t’i ndodhë diçka. Ndaj dhe po bën çështë e mundur që t’i bëjë njerëzit nën kontroll siç ka bërë këtë kohë”, tha Robert Budina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?