Regjizoti Budina shpjegon “kokoshkat”: Edhe unë si Rama isha në emigracion, por nuk bëra vilë
Regjisori dhe aktori Edmond Budina foli në një intervistë për SYRI TV ku shpjegoi fillimisht se cili është kuptimi i ‘kokoshkave’.
“Kokoshkat kanë të bëjë me faktin se shpesh disa njerëz në Shqipëri janë ekonomikisht mirë, me makina dhe veshje të shtrenjta, me vila të shtrenjta, dhe kur i pyet se si i ke bërë këto para, të thonë me emigracion.
Edhe kryeministri thotë se i ka bërë të ardhurat në emigracion. Edhe unë kam qenë në emigracion, por nuk kam arritur të bëj një vilë dhe të bëj një jetë luksi.
Të gjithë këta njerëz unë them se e kanë bërë pasurinë me kokoshka. Është një mënyrë për të vënë në lojë këta njerëz.
Këta njerëz mund të flasin për të gjitha, që nga seksi i bletëve e deri te Kurani dhe Bibla,” tha Budina.
Duke folur për ‘profetin’, ai thotë: “Unë jam munduar të tregoj një kronologji të këtij personazhi, që në delirin e tij, ka arritur të mbyllet në bunkerin e ndërtuar prej letrave higjienike dhe nis një katarsis. Shpesh na ndodh të monologojmë me veten”.
“Jep urdhra nga FB dhe mendon se do të ndryshojë bota nga FB. Nëse një diktator bëhet i dhunshëm, prepotent, kanë një shkak, një të kaluar, mënyra se si është ndërtuar jeta e tij,” tha Budina.