Bujar Kapexhiu kundër shembjes së Teatrit: Ka një hile

Aktori Bujar Kapexhiu, ka dalë hapur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. I ftuar në emisionin Ditë e Re në ”Ora News”, aktori u shpreh se territori i teatrit do ti jepet privatit. Ai thotë se nëse aty janë 6000 metër katrorë, se janë 2 teatro dhe i tërë sheshi i tetarit, 4000 metra i merr privati dhe 2000 metra do i marrë teatri.

”Thonë se ndërtuan këndin e lojrave, shumë bukur, ndërtua megjithëse kishte kundërshtime. U ndërtua sheshi megjithëse kishte kundërshtime. Por është ndryshe probleme sepse në tokë publike u bë një aktivitet publik. Pra toka i mbeti publikut, kurse në teatër ka një hile. Tokën publike do t’ia japin privatit. Si mund të ndërtohet ai lloj teatri që është në ndryshim me të gjitha linjat ariktektonike rreth e rrotull. Si mund të ndërtohet kur edhe si formacion, nuk po themi e vjedhur por e huazuar, e marrë nga një arkitekt tjetër ukrainas në Korenë e Jugut dhe më i vogël ndërtohet këtu. Në Korenë e Jugut nuk ka qenë për teatër por për qendër teatrore, me disa salla, aktivitete, me kinema, pra qendër e madhe kulturore. Nëse do sakrifikohej teatri, në të gjithë atë territor të shembej, në të gjithë atë territor prej 6000 metrash të ndërtohet një qendër madhe kulturore, të ketë teatro, restorante, kinema, të ketë disa salla teatrosh nga më të ndryshmet. Atëherë mund të pranonim që të ishte një teatër unikal në një ndërtesë kolosale, të bukur. Por jo do ndërtohet një teatër i vogël me disa kulla të mëdha”,-tha Kapexhiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?