Bujar Kapexhiu: Një ide tjetër për Teatrin Kombëtar
Artisti Bujar Kapexhiu deklaroi se ka prezantuar para kolegëve një projekt për ndërtimin e një godine të re midis Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental. Sipas Kapexhiut, teatrot ekzistues duhet të rikonstruktohen, por jo të shemben, pasi janë vlera historike për qytetin.
bërë publike projektin e tij pas takimit që zhvilloi një grup artistësh në lidhje me problematikat e Teatrit Kombëtar, ku në fokus ishte ndërtimi i godinës së re. Në një prononcim për ‘News 24’, Bujar Kapexhiu ka thënë se ai ka prezantuar para artistëve një projekt për ndërtimin e një godine të re ngjitur me ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental. Ai tha se teatrot ekzistues duhet të rikostruktohen dhe nuk duhet të shemben, pasi janë vlera historike për qytetin.
“Teatrot ekzistues duhet të rikostruktohen mendoj, pasi janë vlera historike për qytetin. Me rëndësi është që të ndërtojmë një teatër dhe ruajmë dy. Pra duhet të ndërtohet një godinë mes dy tetatrove ekzistues. Këtë iniciativë duhet ta bëjnë arkitektët të cilët ne i kemi mjaft të talentuar. Të ruhen dy godinat e teatrit dhe te lidhen me një godinë të tretë. Kullat të ndërtohen dhe nuk jam kundër tyre. Varet sa vend ka dhe sa tolerohet” – u shpreh Kapexhiu.
Sipas Bujar Kapexhiut, projekti danez për Teatrin është projekt i mirë, por për një vend tjetër.
“Projekti danez është modern, por jo për këtë vend. Ai mund të ndërtohet në një vend tjetër. Duhet të ruhen vlerat historike të godinave të vjetra. Një shembull është Banka e Shqipërisë që nuk u prish, por u rikostruktua. Pse duhet të prishim teatrin? Ne duhet t’i ruajmë dhe midis tyre të ndërtojmë gjëra të tjera që qëndrojnë shumë bukur” – u shpreh Kapexhiu.
Aktorët e Teatrit Kombëtar u mbledhën sot për të diskutuar në lidhje me projektin e ri të propozuar nga kryeministri Edi Rama për Teatrin e ri Kombëtar. Aktori i njohur Robert Ndrenika, u shpreh kundër ndërtimit të teatrit përmes partneritetit publik privat (PPP).
Ndrenika bëri një propozim të ri, që Teatri Kombëtar të ndërtohet në bulevard tek sheshi ku sot janë bustet e vëllezërve Frashër.