Bujar Nishani: Lajthitje e Edi Ramës, kërkon vota për Gjukanoviçin dhe jo për shqiptarët në Mal të Zi
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashpër për mesazhin në gjuhën serbe që Edi Rama ka shpërndarë në mediat në Mal të Zi, për fushatën zgjedhore të 30 gushtit në këtë vend.
Nishani e cilëson si lajthitje thirrjen e Edi Ramës për të votuar partitë malazeze, kur si kryeministër i Shqipërisë duhet të kishte dërguar mesazhe për bashkimin e shqiptarëve në Mal të Zi.
“Kryeministri i Shqipërisë bën thirrje zyrtare që në Malin e Zi të votohet partia malazeze, kur shqiptarët atje garojnë me koalicionin e tyre për një përfaqësim sa më të madh në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Malin e Zi. Kjo nuk është thjesht një lajthitje, se lajthitja është vepër e atyre që flasin e mendojnë në “jerm”. Shqiptarofobi i Tiranës nuk ngurron të përdhosë dhe figurën e Ismail Qemal Beut i cili themeloi Shtetin Shqiptar dhe jo ndonjë shtet tjetër”,– shkruan Nishani në reagimin e tij në Facebook.
Ish-presidenti shprehet se shqiptarët e Malit të Zi duhet të injorojnë thirrjet e kryeministrit Edi Rama dhe të votojnë për partitë e tyre. “Pozicionimi politik i shqiptarëve në Malin e Zi për bashkëqeverisje me socialdemokratët malazes është vendim i drejtë dhe i duhur, por; Të dashur bashkëkombas, injorojeni shqiptarofobin e Tiranës që injoron shqiptarët në Malin e Zi. Votoni masivisht dhe votat tuaja veç për koalicionin e partive shqiptare. Sa më e fuqishme përfaqësia e shqiptarëve aq më i sigurtë interesi i shqiptarëve atje, aq më e sigurtë liria, drejtësia dhe prosperiteti i Malit të Zi”,- deklaron Bujar Nishani.
Mesazhi i Edi Ramës në mediat e Malit të Zi për zgjedhjet