Bujar Nishani shpallet kryetar nderi i Këshillit Kombëtar të PD-së

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka fjalën në mbledhje e nisi me një minutë heshtje për ish-presidentin Bujar Nishani, i cili humbi jetën për shkak të një sëmundje autoimune.

Po ashtu Paloka tha se Nishani shpallet edhe kryetar nderi i Këshillit Kombëtar të PD-së.

“Ne përcollëm me dhimbje dhe i dhamë lamtumirën e fundit ish-presidentit Bujar Nishani. Sot ju ftoj që në kujtim të tij, në respekt të zotit Nishani që ka qenë kryetari i parë i Këshillit Kombëtar i PD, të mbajmë një minutë heshtje. I përjetshëm do jetë kujtimi i tij dhe respekti ynë për të. Shpallet kryetar nderi i Këshillit Kombëtar të PD”, tha kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.

SHKARKO APP