Bujtina ”Tomadhe”, Rama: Vend përrallor. Vizitoni ujëvarën, shpellën, liqenin e Lepurit si dhe kështjellën e Shëngjergjit
Kryeministri Edi Rama ka promovuar në rrjete sociale, bujtinën e famshme ”Tomadhe” që ndodhet në Shëngjergj, 30 minuta larg Tiranës.
”Një tjetër sipërmarrje e suksesshme private që me mbështetjen e ofruar nga qeveria përmes programeve të AZHBR është kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara të periferisë së Tiranës”.
Teksa e cilëson si një vend përrallor, kreu i qeverisë sygjeron që në këtë zonë mund edhe të vizitojmë ujëvarën, shpellën, liqenin e Lepurit si edhe kështjellën e Shëngjergjit.
Postimi i plotë
Bujtina “Tomadhe” në Shëngjergj të Tiranës, është një tjetër sipërmarrje e suksesshme private që me mbështetjen e ofruar nga qeveria përmes programeve të AZHBR është kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara të periferisë së Tiranës. Një vend përrallor që mbledh kaq shumë bukuri rreth vetes, ku vetëm 30 minuta larg kryeqytetit mund të vizitoni ujëvarën, shpellën, liqenin e Lepurit si dhe kështjellën e Shëngjergji