Bularat, Prokuroria kërkon ekspertizën sa më parë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zhvilluar një mbledhje për ngjarjen e Bularatit, ku mbeti i i vrarë nga forcat e RENEA 35-vjeçari Kostandino Kacifa. Në përfundim të mbledhjes, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar përfundimin sa më parë të ekspertizës mjeko-ligjore për Konstandino Kacifën.

Është qëlluar apo jo nga afër nga forcat RENEA, Konstandinos Kacifa? Kjo është pyetja e të cilës ekspertët e mjekësisë qendrore do t’i japin përgjigje përfundimtare, një konkluzion që do t’i bashkangjitet kartelës së vdekjes së 35-vjeçarit grek por edhe fashikullit hetimor të Krimeve të Rënda.

Policia zbatoi të gjitha procedurat standarte ndaj shtetasit grek Konstandinos Kacifan, në ngjarjen e së dielës në Bularat të Gjirokastrës. 35-vjeçari përveç Policisë Rrugore, hapi zjarr me breshëri automatiku edhe ndaj forcave “Shqiponja” të Policisë së Gjirokastrës, të cilat erdhën në ndihmë përpara se të mbërrinte RENEA

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?