Bularati “zbret” në Kuvend, deputeti i PS: RENEA bëri detyrën

Gjatë fjalës së tij në seancen e Kuvendit, deputeti i PS, Alket Hyseni ka komentuar vrasjen e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës pas dyluftimit me forcat e policisë.

Deputeti i PS u shpreh se RENEA ka bërë detyrën para një agresori dhe se kështu do të veprohej në çdo vend të BE.

“RENEA bëri detyrën para një agresori të policisë së Shtetit. Kështu do ndërhynte policia po të ishte shqiptar. Kështu do të veprohej në çdo vend të BE. Procedurat e policisë janë strikte, që hetohen dhe investigohen. Deklaratat e opozitës, ndikojnë negativisht. Nuk jemi krenarë kur ka humbje jetësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ne i bëmë thirrje policisë që të mbajë të njëjtën qëndrim. Policia të jetë e kujdesshme dhe të reagojë kundër kujtdo që me shkaqe nacionaliste, do të prishë marrëdhëniet tona të mira me Greqinë”- tha Alket Hyseni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?