Bulizmi/ Historia e 16-vjecarit që ‘lufton’ me ngacmimet e shokëve

Ai është vetëm 16 vjec, dhe prej tre vitesh lufton ngacmimet që i vijnë cdo ditë nga shokët e tij të shkollës. Përpara kamerës së News24 gjimnazisti pranon se është i prekur nga bulizmi. Ngacmimet ndaj tij janë verbale, ndonjëherë edhe fizike dhe për të gjitha rastet adoleshenti fajëson veten me pretendimin se ndoshta është shumë i qetë.

Bulizmi për të arriti në një fazë që nuk mund ta përballonte, cka e shtyu të kërkonte ndihmë pranë prindërve dhe mësuesve. Por i riu ndjen frikën se gjithcka mund t’i rikthehet përsëri.

Jo vetëm 16-vjecari por edhe adoleshentët e tjerë tregojnë se bullizimi është i pashmangshëm në ambjentet e shkollës duke kërkuar që të gjithë të ndërgjegjsohen për pasojat që sjell.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shqetësuar për këtë fenomen, News24 i është drejtuar psikologes së gjimnazit’Sami Frashëri’, Irena Cela. Ajo tregon se vështirësia më e madhe për të kapur raste të bullizmit qëndron në faktin se ngacmime të tilla ndodhin kur mësuesit nuk janë të pranishëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas studimeve te “World Vision” vetëm në vitin 2017 , 70% e femijeve në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një herë një formë dhune, ku pjesa më e madhe e tyre kanë frikë të raportojnë rastet e ngacmimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?