Bullgarët në zgjedhje parlamentare për herë të shtatë në tre vitet e fundit

Votuesit në Bullgari iu drejtuan sot qendrave të votimit për të zgjedhur një parlament të ri.

Kjo është hera e shtatë në tre vjet e gjysmë që atyre u kërkohet të dalin në zgjedhjet parlamentare.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vendin e BE-së ishin bërë të nevojshme sepse asnjë parti nuk mundi të formonte qeverinë pas zgjedhjeve të parakohshme të 9 qershorit të këtij viti.

Sondazhet tregojnë se aleanca pro-perëndimore e qendrës së djathtë GERB-SDS ka të ngjarë të dalë nga zgjedhjet e sotme si forca më e fortë.

Megjithatë, pritet që ata të mos sigurojnë një shumicë absolute.

Parlamenti bullgar pritet të mbetet i fragmentuar.

Janë shfaqur parti të reja që po marrin pjesë në zgjedhje.

Pas votimit të sotëm pritet që të paktën shtatë forca politike të hyjnë në parlament.

Ndërtimi i koalicionit pritet të jetë i vështirë pas këtyre zgjedhjeve ashtu si edhe pas zgjedhjeve të mëparshme./  a.jor. ATSH

SHKARKO APP