Bullgarët preferojnë Shqipërinë si një destinacion turistik

Mijëra bullgarë mesa duket do të vizitojnë Shqipërinë në ditët në vijim dhe gjatë sezonit turistik. Edhe pse sezoni turistik ende nuk ka filluar, plazhet shqiptare mbeten të preferuarat e të huajve në këto ditë të nxehta të prillit. Interesi në këtë destinacion deri tani është rritur ndjeshëm sidomos kohëve të fundit, sipas një raportimi të agjencisë turistike Elentur.com.ua

Por pse është kaq i dëshiruar dhe i pëlqyer turizmi në Shqipëri, sipas raportit janë: Çmimet e ulëta dhe kushtet shumë më të mira e mbi të gjitha ofertat që ofron riviera shqiptare janë tërheqëse për turistët. Durrësi dhe Vlora, të cilat janë ndër destinacionet turistike më të lira në Europë, janë më të preferuarat.

“Shqipëria është një destinacion interesant për pikëpamjet turistike. Kjo sepse ka burime të konsiderueshme për infrastrukturën dhe çmimet janë shumë të ulëta në krahasim me vendet fqinjë”, tha Rumen Draganov, Drejtor i Institutit për Analiza dhe Vlerësimit për Turizmin.

Ai vuri në dukje vendpushimet në Shqipëri që janë konkurruese në krahasim me ato në Kroaci. Qëndrimi, një javë në një hotel me katër yje, duke përfshirë ushqim dhe transport në Shqipëri kushton rreth 400 euro.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP