Bullgaria do të heqë veton që pengonte zgjerimin e BE-së

Vetoja që pengonte zgjerimin e BE-së, do të hiqet. Kryeministri i ri i Bullgarisë, Kiril Petkov për agjencinë e lajmeve “Bloomberg” është shprehur i gatshëm për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, që pengonte edhe Shqipërinë. Petkov tha edhe se ka vullnetin për ta zhvendosur debatin nga e kaluara dhe ta drejtojë fokusin tek zhvillimi ekonomik.

Bullgaria ka bllokuar bisedimet e Maqedonisë së veriut me BE-në, për arsye historike dhe linguistike, duke pretenduar se të drejtat e shtetasve minatorë bullgarë janë mohuar në vendin fqinj.

BE-ja nga ana tjetër në procesin e integrimit ka vendosur të mos e ndajë Maqedoninë nga Shqipëria në negociata, gjë e cila ka shtyrë datën e tryezës së parë Ndërqeveritare mes 27 vendeve të BE-së dhe dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

SHKARKO APP