Bullgaria, veto Maqedonisë Veriore për negociatat

Edhe Maqedonia Veriore do ta ketë të pamundur të fillojë zyrtarisht bisedimet e pranimit me Bashkimin Europian. Ndryshe nga Shqipëria, vetoja për të vjen nga Bullgaria që i kërkon të zbatojë marrëveshjen e miqësisë së vitit 2017. Mësohet se Bullgaria nuk ka miratuar as kuadrin negociues të Maqedonisë Verirore, dokumentin bazë mbi të cilin zhvillohen negociata.

Bullgaria e shikon si të parakohshme fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë Veriore me Bashkimin Europian.

Ministrja e Jashtme, Ekaterina Zaharieva, tha se Bullgaria nuk kundërshton gjuhën dhe identitetin modern të popullsisë, ndërsa është e interesuar që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

“Tani për tani, Bullgaria e ka të pamundur që të miratojë kuadrin negociues me Maqedoninë Veriore. Ka një Marrëveshje të Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, që u nënshkrua në vitin 2017 dhe ratifikuar në vitin 2018, por nuk është zbatuar,” tha për Zaharieva për televizionin BTV.

Ajo nënvizoi se pavarësisht spekulimeve në Maqedoninë Veriore, Bulgaria nuk ka pretendime për qytetarët e kësaj republike, por pas maqedonasit nuk duhet të kenë pretendime për historinë bullgare.

“Nuk ka shqetëson vetëm historia, por edhe gjuha e urrejtjes. Mosnjohja e të vërtetës historike të çon në probleme të rënda në marrëdhëniet midis dy vendeve,” shpjegoi Zaharieva, ndërsa i bëri thirrje Shkupit që të zbatojë marrëveshjen e nënshkruar.

Me këtë vendim të Bullgarisë negociatat bllokon edhe për Shkupin, që ndryshe nga Tirana zyrtare nuk ka kushte formale për të plotësuar për thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare të bisedimeve të pranimit.

Me herët, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani kishte kërkuar ndarjen e procesit të negociatave për të dy vendet, duke nënvizuar se mbledhja e parë ndër-qeveritare nuk mund të jetë e njëjtë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

SHKARKO APP