Bullizmi që vret

Bullizmi është fenomeni i talljes, përqeshjes dhe vënies në lojë të tjetrit. Psikologët thonë se të dyja palët, si ai që mendon që është më i fortë, ashtu edhe viktima duhen trajtuar.

“Ka njerëz që duan ta plotësojnë ndjesinë e boshllëkut që kanë dhe mendojnë se duke qenë bullizues do të duken më të fortë në sytë e të tjerëve. Ndërkohë që vetë bullizuesit kanë nevojë për trajtim psikologjik. Problemi është tek mostrajtimi qoftë i fenomenit qoftë edhe i viktimës. Ky i fundit sot është në kushtet që bullizohet dhe mund të marrë masa për t’u hakmarrë, ose për ta ndërtuar vetë skemën e tij të hakmarrjes në heshtje, ku krejt papritur dalim pastaj tek rastet e vrasjes së personit që bullizon, plagosjes apo një konflikti të vazhdueshëm ku përfshihen edhe persona të tjerë.

Në përditshmërinë tonë si profesionistë e hasim shumë shpesh bullizmin, sepse të mos harrojmë faktin që bullizmin nuk e kemi vetëm në shkolla, por edhe në familje. T’i trajtojnë me epitete të ndryshme, t’i tallim për peshën, pamjen, t’i paragjykojnë nga orientimi seksual.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja në Komisariatin 3, në Tiranë, ku një polic 25-vjeçar vrau kolegun e tij 55-vjeçar, pasi siç tha i riu e bullizonte vazhdimisht. Roli i psikologut në polici është vlerësimi i punonjësve të policisë. Ka persona që vuanjë nga shëndeti mendor dhe nuk trajtohen. Fakti që nuk marrin trajtimin e duhur e bën akoma më të komplikuar situatën, aq më tepër kur ti je punonjës i një institucioni që të pajis me armë, që sigurisht nuk mund ta mbajë kushdo pa u vlerësuar nga kompetentët”,-Brunilda Laboviti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?