Bullizonte dhe kërcënonte një vajzë minorene, Policia shoqëron në Komisariat 22-vjeçarin
Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariatin e Durrësit një 22-vjeçar që u bë protagonist ditën e djeshme të një video të turpshme ku ai bullizonte dhe kërcënonte një të mitur dhe e detyronte atë të kryente akte poshtëruese ndaj një vajze tjetër, të cilës ai po i mbante anët pas një konflikti banal.
Video i xhiruar nga vetë dhunuesit bëri xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagimin e indinjuar të opinionit publik. Autori i ngjarjes u identifikua si 22-vjeçari me inicialet A.D, banues në lagjen nr.6 në Durrës.
Sipas forcave të rendit, në momentin e kapjes personit i është gjetur edhe një thikë. Dhunuesja dhe e dhunuara, janë ende minorene, të dyja do të intervistohen me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti.
KOHA JONË SONDAZH

