Bulqizë/Banorët flasin për videon e Lefter Allës që konsumonte “të bardhën”

Në 24 orëshin e fundit, politika po zien nga një video që sipas PD-së është kreu i Bashkisë së Bulqizës duke konsumuar kokainë. Në godinën e institucionit që ai drejton ka kapluar heshtja. Pothuajse asnjë punojnës nuk del jashtë dyerve aq sa duket sikur institucioni është mbyllur. Alla ndodhet në Tiranë dhe pasditen e sotme është paraqitur tek SPAK, ku qëndroi 1 orë. Banorët pasi e kanë parë videon ndajnë opinione të ndryshme. Shumica I shmangen komenteve. “Mos na ngatërro”. “S’më intereson”, shprehen kështu disa prej tyre.

Kjo zonjë ka punuar me Lefter Allën kur ai ishte mësues fiskulture dhe si njeri e vlerëson, por le të kuptohet se për atë çka pa në video ka dyshime. “Unë kam punuar me Lefterin, kam qenë mësuese njeri pa asnjë të metë. E vërtetë apo jo duhet…por nuk e besoj”, thotë ajo.

Banorët më trima të qytetit jo vetëm që e besojnë që ishte Alla që konsumonte drogë por e dinë që ligji e quan kriminel poseduesin e lëndëve narkotike. Një tjetër banor bën ironi dhe përfshin e kryeministrin Rama. “Normale tani nuk është se është edhe opinioni, droga që përdoret…kjo futet në rangun e kriminelëve”, thotë një banor. “Kur e pi Edi Rama në Tiranë pse mos pije dhe Lefteri i Bulqizës. Në Bulqizë ka shumë pasuri, ka krom, por ka ra leku në dorë të horrave”, shprehet me iron qytetari.

Burimi: Abc News

 

SHKARKO APP