Bulqizë, plagosen 3 persona në aksident rrugor

Një aksident rrugor me tre të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune rreth orës 8:30 në Bulqizë, në rrugën që të çon drejt zonës D të galerive të kromit.

Drejtuesi i një automjeti tip ”Toyota” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ndërkohë që me të udhëtonin edhe dy persona të tjerë.

Që të tre ata kanë pësuar lëndime të konsiderueshme. Dy pasagjerëve u ka shkuar në ndihmë një helikopter, që do t’i sjellë ata për ndihmë të specializuar mjekësore në Tiranë, ndërsa drejt kryeqytetit me autoambulancë është nisur edhe drejtuesi i mjetit, shtetasi V.D..

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, për të mësuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?