Bulqizë, rikthehen reshjet e borës
Ulja e temperaturave në Bulqizë është shoqëruar me erë dhe reshje bore. Deri tani nuk raportohet ndonjë rrugë me probleme, pasi trashësia e borës është e vogël. Ndërkohë reshjet po vijojnë me intensitet të lartë.
Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit. Për të evituar problemet ARRSH njofton se kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gadishmëri. Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset kryesore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:
Ura Çerenecit-Stebleve kalimi behet 10 km e fundit, 4-5 cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna. Kuben-Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore. Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.
Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. Drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.
KOHA JONË SONDAZH

