Bumçi: Basha dhe deputetët dolën menjëherë në mbështetje të Berishës, qëndrimi i qartë

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi u shpreh se Berisha do të bëjë betejën për të mbrojtur dinjitetin e tij.

Ai shtoi se pas daljes së Berishës menjëherë doli edhe Basha në deklaratë, po ashtu edhe shumë deputetë të tjerë të PD-së në mbështetje.

Z. Berisha do të bëjë betejën për të mbrojtur dinjitetin e tij. Ai nuk është vetëm. Pas deklaratës së Berishës erdhi deklarata e Bashës. Pra kishte një mbështetje. Qëndrimi ishte i qartë dhe më pas kanë dalë, një numër i madh deputetësh në mbështetje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarimet janë bërë. Ne kishim në dorë çështjen e zgjedhjeve. Kemi edhe garën brenda partisë përpos zgjedhjeve. Pra deklarata e Bashës ishte e menjëhershme. Kjo nuk është një çështje vetëm e Berishës, sepse ai është shpallur non grata për çështjet kur ka qenë kryeministër”, theksoi Aldo Bumçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?