Bumçi: Basha nuk frymëzon, ndaj rri në zyrë. Salianji: U zgjodh nga demokratët dhe me mbështetjen e Berishës

Përplasja mes deputetëve të PD-së që janë ndarë në dy kampe, vijon edhe në emisionet televizive. Ish-deputeti Aldo Bumçi thotë se Lulzim Basha nuk frymëzon dhe këtë e tregon me qëndrin brenda në zyrë. Kurse Ervin Salianji, thotë se Basha u zgjodh nga demokratët dhe me mbështetjen e Sali Berishës.

Pjesë nga debati

Aldo Bumçi: Paralajmërimi është shenjë e dobësisë së tij. Unë do të doja që Basha të ishte kryeministër, por nuk u bë dot. Edhe për përgjegjësinë tonën. Braktisi betejën për zgjedhje. Nuk del dot nga zyra e tij.

A keni parë një takim këto kohë? Nuk i takon dot. Po mundohet ta kompesojë me deklarata të forta. Ai nuk ka besim më tek vetja. Bashën e kanë ndjekur si asnjë lider tjetër. Çfarë do kërkojë më? Unë nuk kam asnjë problem me kolegët e mi. Basha nuk frymëzon më.

Ervin Salianji: Është maskim i situatës që sot diskutohet për Bashën. Ai u zgjodh nga demokratët dhe me mbështetjen e Sali Berishës. Në një pjesë të mbledhjeve të gjithë kanë qenë duke duartrokitur Bashën. Nëse do të kishte firma të shkonin tek protokolli.

SHKARKO APP