Bumçi: PD nuk është vetëm e Berishës, por e njerëzve që Basha i ka trajtuar si njerëz të pavlerë

Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha dhe anëtarët e komisionit të Rithemelimit të PD, u shfaqën sot në ambientet e selisë blu, ndërsa thanë se qëllimi ishte zhvillimi i mbledhjes së parë të këtij komisioni. Aldo Bumçi i cili ka votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës, si dhe mori pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit të Rithemelimit, u shpreh se ata kanë zbatuar sot vendimin e marrë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

”Sot në PD ne zbatuam vendimin e marrë nga kuvendi i 11 dhjetorit. Nuk bëhet fjalë për 20 e ca persona që shkuan në zyrë, por për të zbatuar vendimin e delegatëve që votuan pro shkarkimit të Bashës. Aktin e sotëm e quaj këtë, ky është stadiumi Air Albani ku u mblodh kuvendi i 11 dhjetorit. Unë i njoh kolegët e Bashës dhe do kem një thirrje për ta. Një ngjarje e pabesueshme, në një mot të pabesueshëm.

Partitë krijohen nga njerëzit dhe shuhen se nuk kanë më njerëz dhe njerëzit u zgjuan se besuan dhe kanë shpresë. PD nuk është vetëm e Berishës, por atyre njerëzve që Basha i ka trajtuar si njerëz të vegjël dhe të pavlerë. Këto njerëz kanë krijuar këtë energji që kulmoi këtu. Në festën e PD 200 persona me kameramanë dhe punonjës të ambienteve.

Më 18 dhjetor, do e shikojmë, është thirrur e gjithë anëtarësia nga Shkodra në Sarandë, Tropojë në Kolonjë, për tu shprehur për shkarkimin e Bashës. Po kjo anëtarësi do e votojë. Fakti se në këto 3 muaj krizë që ai nuk thirri një votëbesim tregoi se nuk e ka. Projekti nuk nënkupton një parti të Berishës”,-tha në ”Open”.

SHKARKO APP